Regjistrimi i popullsisë, Zhbogar: Logjike shtyrja për shkak të zgjedhjeve
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë është e logjikshme...

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë është e logjikshme në rrethana kur janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kështu ka deklaruar euroambasadori, Samuel Zhbogar, në shënimin e Ditës Evropiane të Statistikës.
Sipas tij, procesi i regjistrimit nuk duhet të jetë i ngarkuar politikisht, ndërsa shpreson se do të zbatohet më së voni deri në vitin 2021, kur një operacion të këtillë statistikor do të zbatojnë edhe shtete të tjera evropiane.
“Regjistrimi duhej të shtyhej për shkak të vendimit të autoriteteve që të mbahen zgjedhje të parakohshme. Shtyrja është logjike në këto rrethana. Regjistrimi është proces nga i cili kanë dobi të gjithë qytetarët dhe ai duhet të jetë i lirë nga ndikimi politik. Kuptuam se përgatitjet teknike po zhvillohen në rendin më të mirë dhe shpresojmë se do të ketë edhe vullnet politik për t’u përfunduar ky operacion. Presim të shohim se si do të zhvillohet regjistrimi menjëherë sapo të përmbushen të gjitha kushtet, ndërkaq më së voni deri në vitin 2021 kur edhe shtetet e tjera evropiane do të organizojnë regjistrim”,- tha ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar.
Regjistrimi, sipas ambasadorit Zhbogar, do të sjellë të dhëna të reja se si më mirë të krijohen politikat publike për popullatën, siç janë shëndetësia, arsimi dhe menaxhimi me mbeturinat. (Naim Ramadani, TVM2)
