Ekonomi
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut: Subvencionime për turizëm, edhe jashtë sezonit
28.10.2019 16:10
Oda Ekonomike kërkon subvencione për turizëm me të njëjtën shumë...

Oda Ekonomike kërkon subvencione për turizëm me të njëjtën shumë, edhe kur nuk është sezoni turistik, me arsyetimin se në 10 vitet e fundit në vend është rritur numri i qëndrimeve në hotele gjatë natës.
“Për 10 vitet e fundit kemi pasur qëndrime mesatare gjatë natës nga 710 deri në 730 denarë. Kjo tregon se në dhjetë vitet e fundit nevoja për akomodim me cilësi më të mirë është rritur, por kostoja e qëndrimeve gjatë natës mbetet e njëjtë”,- deklaroi Daniella Mihajllovska nga Oda Ekonomike.
Nga Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit thonë se periudhën e ardhshme së bashku me shoqatat turistike do të përcaktojnë ndryshime që do të siguronin qëndrueshmëri dhe hyrje më të madhe të këmbimit valutor.
“Ky është një nga vitet rekord me turistët e huaj nga maji deri në tetor. Sezoni duhet të zgjatet më tej, duke ofruar atraksione të reja dhe të ofrohen pako të reja. Shpresojmë që agjencitë turistike do të kenë një ofertë për Maqedoninë në tre deri në pesë ditë. Shpresojmë që modeli i ri i subvencioneve të bazohet në akomodimin, që do të thotë që ne propozojmë të kemi një subvencion për hotele me pesë yje, katër dhe tre yje”,- tha drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Lupço Janevski.
Në fund të vitit të kaluar në vend janë regjistruar një milion turistë me mbi tre miliardë qëndrime në vend gjatë natës.
REJHANE BUSHI METAJ
