Vrasja e Martin Neshkovskit, nuk dihet ku është Spasovi, shpallet fletëarrest

28.10.2019 16:22

Ish pjesëtari i forcave speciale, Igor Spasov....

Ish pjesëtari i forcave speciale, Igor Spasov, që është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e të riut, Martin Neshkovskit, është i pakapshëm për organet rendit, e prej sot kërkohet me fletëarrest në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Nga Gjykata e Shtipit konfirmojnë se janë informuar nga MPB që Spasov prej të premten nuk gjendet në  komunën e  Shtipit dhe është i pakapshëm për organet e përndjekjes.

SPB - Shtip e ka informuar Gjykatën se ai është arratisur, Gjykata menjëherë ka dhënë pajtueshmëri për shpalljen e fletërarrestit për gjetjen e tij brenda territorit të Maqedonisë së Veriut”,- deklarojnë nga Gjykata e Shtipit.

Nëse organet hetuese nuk e gjejnë në territorin e shtetit, atëherë përsëri do të njoftohet Gjykata, e cila jep pajtueshmëri për shpalljen e fletëarrestit ndërkombëtar. Spasov është dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, në natën e festës së VMRO-DPMNE-së, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Dënimin me burg e mban që nga viti 2011, por u nxor nga burgu për shkak të problemeve shëndetësore dhe nuk u paraqit më në Idrizovë në afatin ligjor më 18 tetor.