VMRO-DPMNE: Shtyrja e zgjedhjeve nuk vjen parasysh
Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimin e tyre që zgjedhjet e parakohshme të organizohen më 12 prill të vitit të ardhshëm....

Pushteti dhe opozita mbeten në qëndrimin e tyre që zgjedhjet e parakohshme të organizohen më 12 prill të vitit të ardhshëm pa shtyrje të mëtejshme.
Nga të dyja partitë iu përgjigjën njësoj pyetjes së gazetarëve se a ka mundësi të shtyhen zgjedhjet në rast se nuk përfundon në kohë ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO. Në një rast të tillë parlamenti mund të thërrasë seancë urgjente.
“Në takimin e liderëve absolutisht nuk është folur për shtyrje, përkundrazi, u bisedua se nëse merremi vesh që zgjedhjet të mbahem më 12 pill, nëse ndërkohë ka nevojë që Kuvendi të sjellë vendim për ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes për në NATO, po shqyrtonim mundësinë që në një rast të tillë a mund të thirret sërish parlamenti. Kishte ekspertë në atë takim dhe meqë që nga viti 2016 kemi vendosur një praktikë të tillë dhe kemi edhe vendim të gjykatës kushtetuese që për raste urgjente, e kur nuk mund të shtyhet, parlamenti mund të mblidhet sërish e të sjellë vendim. Pra, shtyrja e zgjedhjeve të 12 prillit nuk vjen parasysh për asnjë arsye”,- tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
LSDM: VMRO-DPMNE ka frikë nga zgjedhjet e shpejta
LSDM ndërkohë akuzon opozitën se megjithëse deklarativisht kërkon zgjedhje, ajo ka frikë nga përballja me qytetarët.
“Jemi të gatshëm kurdo që BE të vendosë të fillojë negociatat. Deri në atë kohë gjërat u definuan në takimin e liderëve ne kërkuan organizimi i zgjedhjeve të shpejta parlamentare më 22 dhjetor, mirëpo VMRO-DPMNE nuk e pranoi këtë datë. Ne jemi të gatshëm edhe për fillimin e negociatave me BE-në si dhe për organizimin e zgjedhjeve të shpejta kurdo që ato do të mbahen. Të vetmit që ikin nga zgjedhjet e shpejta parlamentare janë VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski”,- tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Vazhdojnë akuzat edhe për çështje të tjera. LSDM akuzon opozitën se në program ka ripërtëritjen e regjimit dhe mbrojtjen e krimit, nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se paaftësisë së qeverisjes së Zaevit po i vjen fundi. (Rexhep Qamili, TVM2)
