Shpallet në Shkup, Republika e Iliridës
Është shpallur sot në Shkup Republika e Iliridës. Ideatorët e kësaj ideje kanë zgjedhur për kryetar të Iliridës, Nevzat Halilin, i cili shpalosi vendimin....

Kërkesa e kryesore e iniciatorëve për shpalljen e Republikës së Iliridës është ajo për ridefinimin e Maqedonisë si union konferedal i Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Iliridës, sipas modelit të Unionit të dikurshëm Serbi dhe Mali i Zi, në të cilën plotësisht do të respektoheshin liritë dhe të drejtat e të gjithë etniteteve.
“Ne kërkojmë që sipas modelit të Unionit Serbi-Mali i Zi, të formohen institucionet qendrore dhe nacionale, por me përfaqësim absolutisht të barabartë të të dy republikave dhe të dy etniteteve brenda kufijve ekzistues dhe me mjete paqësore”- deklaroi Nevzat Halili.

“Apeloj te institucionet e Republikës së Iliridës, që këto pika të respektohen nga institucionet e saj dhe secili njeri të ndjehet i lirë me të gjitha këto të drejta pa dallim etnie, race, ngjyre apo feje”- tha kryetari i FMDNJ-së, Idriz Sinani.

Përkrahësit e iniciativës kanë nënshkruar pajtimin e tyre për shpalljen e kësaj republike. (Rexhep Qamili, TVM2)
