Kumanovë, seminar për sistemin “Hasap”
Në organizim të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, sot në Kumanovë u mbajt seminar për sistemin “HASAP”.........

Në të morën pjesë rreth 50 punëtorë të hotelerisë. Gjatë seminarit, atyre iu ndanë doracakë për principet e “HASAP”-it me rekomandime për prodhim dhe plasman të sigurt të ushqimit të përgatitur nga Agjencia dhe Shoqata e Hotelierëve të Maqedonisë.
Këto tribuna janë mjaft të frytshme për ata të cilët merren me veprimtari hotelerike shërbyese. Çdo restorant me këtë do të ketë sukses. Po të mos ishin këto standarde, ushqimi nuk do të ishte i shëndetshëm për njerëzit, u konstatua gjatë seminarit.
Seminari i sotëm ishte i 15-ti me radhë i organizuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, kurse seminari i radhës do të mbahet të premten në Shkup, për të punësuarit në çerdhe, shkolla dhe konvikte shkollore. (Nexhati Aqifi, TVM2)
