Rusia: Kurdët e armatosur u tërhoqën nga kufiri

29.10.2019 20:25

Forcat e armatosura kurde janë tërhequr nga një zonë e sigurt pranë kufirit verilindor me Turqinë.....

Forcat e armatosura kurde janë tërhequr nga një zonë e sigurt pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, thotë Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

"Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit", ka thënë Shoigu.

Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona.

Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara.

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.