Botë

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, Perandoria osmane kreu gjenocid ndaj armenëve

30.10.2019 10:48

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë....

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë, që e njeh si gjenocid masakrën e armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 20-të. Dhoma e miratoi rezolutën jo detyruese, më 29 tetor, me një votim prej 405 votash pro dhe 11 kundër.
 
Turqia, një anëtare e NATO-s, ka kundërshtuar një përcaktim të tillë, duke pretenduar se vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e qeverisë osmane për të asgjësuar armenët. Mendohet se rreth 1.5 milionë armenë, u vranë gjatë dhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Turqia pretendon se më pak armenë vdiqën sesa ishte raportuar. Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.