Maqedoni

Mogerini, darkë lamtumirëse me liderët ballkanikë

30.10.2019 11:59

BE dhe Ballkani ndjejnë keqardhje për shkak të mos-hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë...

BE dhe Ballkani ndjejnë keqardhje për shkak të mos-hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë u tha në darken lamtumirëse të shefes së diplomacisë evropiane Federika Fogerini, me liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
 
Siç bënë të ditur nga kabineti i Mogerinit në takimin e mbrëmshëm u shkëmbyet mendime për marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin perëndimor dhe zhvillimet në rajon. Ata shprehën keqardhje për shkak të vendimit të Këshillit të Evropës që të mos hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe u pajtuan se integrimi i Ballkanit perëndimor në BE mbetet qëllim strategjik. 
 
Mogerini dhe të gjithë liderët e rajonit, ku mungonte vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, kanë biseduar për të arriturat në pesë vitet e fundit ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor dhe e përsëritën përcaktimin e fuqishëm ndaj perspektivës evropiane dhe reformat që dalin nga ajo.
 
Me këtë rast ka marr vëmendjen e medias komenti i presidentit serb derisa Mogherini përshëndetej me të pranishmit, kur i afrohet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të thotë në gjuhën serbe: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”. Thaçi nuk komenton ndërsa Vuçiqi vazhdon komentin, “mos u bëj sikur nuk e di serbishten, sepse merr vesh shumë mirë”. Ajo që është e sigurt, është se Mogerini nuk e kuptoi se çfar po thoshte Vuçiq.