Botë
Të shtëna me armë brenda një banese në Los Angeles, 3 të vdekur
30.10.2019 12:44
Tre persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur të martën pas disa të shtënave me armë në një shtëpi në Long Beach....

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një masakër masive.
Ata thanë se 12 persona u përfshinë në incident.
Tre djem u vranë ndërsa 9 të tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Pjesa më e madhe e të vdekurve dhe plagosurve ishin rreth moshës 20-vjeç.
Viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shtëpisë. Nuk dihet nëse nëse autori/autorët janë larguar në këmbë nga vendngjarja apo me automjet.
Gjithashtu është e paqartë se sa njerëz ishin në shtëpi në kohën e të shtënave.
Sipas disa dëshmitarëve në vendngjarje në shtëpinë ku ndodhën të shtënat mund të ketë qenë duke u zhvilluar një festë e Halloween-i.
Disa banorë thanë se kishin dëgjuar deri në 20 të shtëna./Ora News
