Maqedoni

Sali Murati - kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

30.10.2019 13:50

Gjykatësi, Sali Murati, është zgjedhur për kryetar të ri të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut...

Sali Murati është i lindur më 11 tetor të vitit 1966 në fshatin Vrapçisht, Gostivar. Në krye të kushtetueses ai do të vijë më një nëntor të vitit 2019, kur edhe i skadon mandati kryetarit aktual, Nikolla Ivanovski.
 
Gjykatësit kushtetues, kreun e tyre  e zgjedhin me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë. Secili gjykatës mund të propozojë kandidat për kryetar. Propozimin e vërteton Komisioni prej 3 gjykatësve të zgjedhur me shumicë nga numri i përgjithshëm i gjykatësve.