Erdogan: Turqia nuk e njeh rezolutën për armenët

30.10.2019 15:37

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se parlamenti i vendit....

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se parlamenti i vendit do t’i përgjigjet një rezolute për gjenocidin armen të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA, si dhe një propozim për vendosjen e sanksioneve ndaj Ankarasë zyrtare.

“Turqia nuk e njeh rezolutën, e cila nuk ka asnjë vlerë për Ankaranë,” tha Erdogan.  reagimi i tillë vjen pasi Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë duke pranuar zyrtarisht se masakra e armenëve një shekull më parë nga Perandoria Osmane ishte një gjenocid, E Turqia e dënoi me force këtë pohim.

Është miratuar ndërkohë edhe një rezolutë që i bën thirrje presidentit Donald Trump të vendosë sanksione dhe kufizime të tjera për Turqinë dhe zyrtarët turq për shkak të ofensivës në veri të Sirisë.