Ligji për marrëdhënie pune, ekspertet: Duhet ndryshuar, ka kontradikta
Duhet të bëhet analizë e detajuar rreth Ligjit për marrëdhënie pune....

Duhet të bëhet analizë e detajuar rreth Ligjit për marrëdhënie pune dhe të sillet një ligj i ri, sepse ligji aktual është miratuar në vitin 2005 dhe është vjetruar, deri tani ka pësuar rreth njëzet ndryshime dhe i njëjti bie ndesh me kushtet në tregun e punës, ka shumë boshllëqe ligjore dhe kontradikta.
Këto janë qëndrimet e disa prej pjesëmarrësve në konferencën e parë të organizuar nga “Shoqata për të drejtat e punës dhe të drejtat sociale”.
“Ligji aktual nuk korrespondon më me kushtet reale të tregut të punës. Ligji i ri do të duhet të harmonizojë dispozitat me rregulloren e BE-së dhe gjendjen aktuale të çështjeve në fushën e marrëdhënieve të punës, sepse është në kundërshtim me dispozitat e BE-së. Materiali që ai redakton është dinamik dhe i nënshtrohet modifikimeve”,- tha kryetari i Shoqatës për Punë dhe të Drejta Sociale, Todor Kalamatiev.
“Ka mospërputhje në pjesën e fushëveprimit personal të aplikimit ose kategoritë mbrojtëse të personave, punësimi joformal, numri i personave që hyjnë me kontrata të simuluara të punës ose punë të fshehtë, siç është regjimi ligjor për mbrojtjen e punonjësve që lidhin kontrata me afat të caktuar, duhet të definohet se cilat janë përkufizimet e detyrës, gatishmërinë, përgjegjësinë, të cilat janë dispozitat për pushimet vjetore, për mbrojtjen e të punësuarve kur pushohen nga puna. Ka më shumë segmente në të cilat ka hapësirë për përmirësim”,- tha profesori, Aleksandër Ristovski.
Në konferencë u prezantuan përvoja mbi zbatimin e disa ligjeve të tjera që lidhen me Ligjin e punës, si dhe mundësinë për të dëgjuar pikëpamjet dhe mendimet e pjesëmarrësve të dialogut social trepalësh për çështjet e ligjit të punës. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
