Kosovë ,KQZ: Votat e vonuara të Diasporës, do të numërohen

30.10.2019 19:52

Kosova përfundoi më 6 tetor zgjedhjet e konsideruara si shembull i demokracisë....

Kosova përfundoi më 6 tetor zgjedhjet e konsideruara si shembull i demokracisë, por megjithsëse fituesit u bënë të ditur u shpallën mbrënda mbrëmjes, rezultatet zyrtare ende zvarriten. KQZ mw nw fund vendosi  .

4 mijë e 639 votat e ardhura me vonesë nga diaspora do të numërohen. Në vendimin e Gjykatës Supreme thuhet se votuesit nuk kanë faj për arritjen me vonesë të fletëvotimeve.Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Komisioni Qendror Zgjedhor është i detyruar ta bëjë rinumërimin e fletëvotimeve nga diaspora.

Pas vendimit, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që KQZ-ja të mblidhet sa më parë dhe të vijojë me procedurat për numërimin e këtyre fletëvotimeve.

Votat nga diaspora, sipas afatit ligjor, është dashur të arrijnë në KQZ, 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Nga votat e diapsorës të  numëruara më herët, Vetëvendosje e udhëhequr nga Kurti, ka marrë 53% të votave.