Maqedoni
Kreu i BDI-së Ahmeti, takon Metju Palmerin: Nuk ka kthim prapa nga Marrëveshja e Prespës
30.10.2019 20:47
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar Metju Pallmer...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar Metju Pallmer, zv. ndihmës sekretar i shtetit amerikan, Daniel Konstelancik, drejtor për Ballkanin në Departmentin e Shtetit dhe ambasadoren e SHBA në Maqedoninë e Veriut, Kejt Mari Burns.
Ata këmbyen mendime mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.
Ahmeti theksoi që BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bulgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë.
Lideri i BDI-se, Ahmeti falenderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues.
SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.
Në takim u diskutua edhe për reformat e theksuara në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe rreth zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
