Renditja, FIFA: Maqedonia – 36 vende, Shqipëria + 25 vende
Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka shënuar rënje drastike prej 36 vendeve sipas rang-listës më të re të FIFA-s, e cila është kumtuar sot…..

Të përzgjedhurit e Boshko Gjurovskit pas disfatës kundër Spanjës me rezultat ofendues 5 me 1 kan shënuar rënjen më të madhe në dy dekadat e fundit sipas FIFA-s.
Maqedonia humbi 121 pikë krahas rangimit të kaluar, me c rast tash Maqedonia pozicionhet si reprezentacioni I 112 në botë ku krahasohet me Namibinë,Guinenë Ekuadoriale, Tanzaninë dhe Lesoton. Sa I përkët kombëtareve futbollistike të cilat garojnë sbashku më Maqedoninë në grupin kualifikuse për Samitin e ardhshëm ko0ntinantal në futboll që do të mbahet në Francë , tash vetëm Luksemburgu është pas nesh në vendin e 127.
Shqipëria ngjitet në vendin e 45 në renditjen botërore të FIFA-s duke fituar 25 pozicione në krahasim me 1 muaj më parë. Fitorja historike kundër Portugalisë e katapultoi kombëtaren e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.
Për sa i përket 10-shes së parë në botë vazhdon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Argjentina.
