Maqedoni

Parashikimi i motit

31.10.2019 09:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash por që do të sjellin reshje lokale shiu në pjesën më të madhe të territorit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri në 11 gradë, ndërsa ajo ditore prej 11 deri në 15 gradë.
 
Në Shkup do të ketë kryesisht mot me vranësira dhe më i ftohtë, me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 14 gradë.