Botë

Treni shkrumbohet nga zjarri në Pakistan, të paktën 70 të vdekur pas shpërthimit të gazit

31.10.2019 09:32

Një tren është përfshirë nga flakët në Pakistan, duke lënë rreth 70 persona të vdekur....

Shkak i aksidentit të rëndë mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi që po përdorej nga disa nga pasagjerët e trenit që gatuanin ushqim.
 
Shpërthimi shkaktoi zjarr të menjëhershëm, që u përhap nëpër tren duke shkaktuar viktima. Megjithatë, shumica e viktimave ndërruan jetë jo nga flakët, por edhe pasi janë hedhur nga treni që ishte në lëvizje.
 
Mbikëqyrësi mjekësor i Spitalit të Shtabit Qendror në Liaquatpur, Nadeem Zia, tha se 70 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar.