Botë
Kështjella japoneze në flakë. Digjet trashëgimia botërore 600-vjeçare
31.10.2019 11:01
Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të kështjellës Shuri, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në Okinava...

Një zjarr ka shkatërruar strukturën kryesore të kështjellës Shuri, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO në Okinava, i cili simbolizon si mbretërinë e lashtë Ryukyu, ashtu edhe rimëkëmbjen e ishullit jugor japonez nga Lufta e Dytë Botërore.
Flakët nisën në orën 2:30 të natës në pjesën qendrore të kështjellës, e u përhapën me shpejtësi në ndërtesat e tjera e tjera të kompleksit. Zjarrfikësit u angazhuan për orë të tëra në betejën me ferrin e flakëve. Nuk ka të lënduar, megjithatë rezidentët aty pranë u evakuuan të gjithë. Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 600 vjet më parë në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua në vitin 1933, si thesari kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma.
Kështjella është djegur disa herë në histori dhe është rindërtuar, madje dhe në vitin 1945, gjatë betejës së Okinavës. Japonezët kishin gërmuar tunele poshtë kështjellës dhe forcat aleate e bombarduan për tri ditë rresht Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende.

