Botë

Siri, shpërthim në Afrin, tetë persona të vdekur

31.10.2019 11:51

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të autobombës...

Të paktën 8 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të autobombës në qendër të qytetit sirian Afrin, në afërsi të kufirit me Turqinë.
 
Shpërthimi ndodhi në orët e mëngjesit, pasi është aktivizuar bomba në kamionçinën e parkuar në tregun e perimeve. Sipas vlerësimeve të para 8 civilë kanë humbur jetën, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur. Disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Në mesin e të plagosurve gjenden edhe dy fëmijë. Për shkak të sulmit ka shpërthyer edhe zjarr. Qendra e qytetit Afrin më 18 mars 2018 me anë të operacionit “Dega e Ullirit” është nën kontrollin e forcave turke.