Maqedoni
Mateç-Likovë, vihet gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës
31.10.2019 16:50
Në fshatin Mateç të komunës së Likovës, solemnisht u vu gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës...

Në fshatin Mateç të komunës së Likovës, solemnisht u vu gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës, një projekt kapital, vlera e të cilit arrin shumën prej 24 milion denarësh.
“Besojmë dhe shpresojmë se kudo të jetë një vend që do t’i lidhë gjithë banorët dhe rininë, do ta pasurojë jetën kulturore të kësaj ane, gjithashtu shpresojmë se do të jetë një shpresë për mosikjen e të rinjve”,- theksoi ministri i Kulturës, Hysni Ismajli.
“Objekti financohet nga Ministria e Kulturës, kurse rregullimi i oborrit financohet nga Agjencia për Mbështetje dhe Zhvillim Rural, ku ky projekt kap shumën mbi 11 milion denarë”,- theksoi zëvendësdrejtori i Agjencisë për Zhvillim Rural, Abdul Abdulselami.
“Sot në komunë të Likovës kemi një festë për arsye se vendoset gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës, që do të shërbejë për aktivitete të ndryshme kulturore në komunën tonë. Të gjithë e dimë se kultura është gjithçka që të kemi një shoqëri të shëndoshë”,- u shpreh kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Me ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës do të krijohen kushte për kultivimin e vlerave të ndryshme kulturore në rajonin e Likovës.
FATLUM AQIFI
