Timonie: BE të qartësohet brenda, përmbushni detyrimet!

31.10.2019 17:35

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian të qartësohen midis veti....

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian të qartësohen midis veti dhe të vendosin rend në shtëpinë e tyre, tha ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, lidhur me mundësinë që Franca të ndryshojë qëndrimin e saj në Samitin e radhës në Zagreb, kur liderët evropianë duhet t’i kthehen sërish çështjes së zgjerimit.

Ai tha se “porosia e Francës është e qartë, se ardhmëria juaj është në BE”. Ne fuqishëm thamë se duhet të ndryshojë metoda, por jo edhe qëllimi, tha Timonie.

“Ajo që fillimisht duhet ta bëjmë është që midis nesh t’i ndryshojmë rregullat e lojës, në ndërkohë nëse ju mund të bëni progres, do të jetë edhe më mirë, veçanërisht zgjedhjet të jenë të suksesshme, që do të jetë edhe një shenjë për stabilizim politik. Gjithashtu një numër i caktuar i vendimeve për të cilat ka kohë, të miratohen deri më 3 janar”,- tha ambasadori i Francës në RMV, Kristijan Timonie.

Sipas Timonies, me një mirëkuptim midis vetë partive politike mund të shënohet progres.

“Në veçanti mendoj për ligjet të cilat miratohen me 2/3 e votave. Veçanërisht sa u përket ligjeve që luftojnë korrupsionin, nëse mund të miratohen, do të ishin një sinjal i fuqishëm. Ne para së gjithash kemi punë për të vendosur një rend në shtëpinë tonë dhe ju duhet që shikimin tuaj ta përqendroni në horizontin tuaj evropian, por duhet përvjelë mangët”,- theksoi ambasadori i Francës në RMV, Kristijan Timonie.

Në pyetjen e gazetarëve nëse zgjedhjet e radhës janë një kusht plotësues, Timonie tha se zgjedhjet e suksesshme janë kriter global për ta stabilizuar ambientin politik dhe shenjë e mirë, teksa shtoi se beson fuqishëm që e gjithë kjo do të kalojë mirë. (Naim Ramadani, TVM2