VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë dënuar shpalljen e republikës së Iliridës
Këta njerëz tregojnë papjekuri dhe papërgjegjshmëri në sjellje. Këto përpjekje për të nxitur individët përmes çrregullimit të besimit reciprok duhet dënuar të gjitha palët”, kanë thënë në VMRO-DPMNE….

“Këto ngjarje të bëra nga politikanë të margjinalizuar janë një përpjekje e varfër për të dëmtuar promovimin e respektit reciprok dhe mirëkuptimit mes qytetarëve. Sovraniteti nuk është një gjë që mund ta ndryshojë kushdo. Këta njerëz tregojnë papjekuri dhe papërgjegjshmëri në sjellje. Këto përpjekje për të nxitur individët përmes çrregullimit të besimit reciprok duhet dënuar të gjitha palët”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.
Edhe LSDM ka dënuar shpalljen e “Republikës së Iliridës”. LSDM në deklaratën e saj thotë se askush nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë. “Ngjarjet e tilla janë rezultat i politikave të qeverisjes aktuale për ndarjet dhe ngritjen e tensioneve ndëretnike, partizimin e institucioneve partiake, ngecje në proceset integruese, varfërimit të qytetarëve dhe mungesës së perspektivës”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
