KRRE - tregu i lirë energjetik, fillon furnizimi edhe i amvisërive

31.10.2019 18:01

Amvisëritë kanë filluar tashmë të furnizohen me energji në tregun e lirë...

Amvisëritë kanë filluar tashmë të furnizohen me energji në tregun e lirë. Bëhet fjalë për kompani që janë të vendosur në banesa, por ende nuk ka të dhëna se sa janë dhe cilat janë kostot e tyre.

“Nuk e dimë si do të jetë. Është ende herët të bëjmë çfarëdo lloj deklarate, përveç faktit se bëhet fjalë për firma që në tërësi do të furnizojnë tregun e lirë. Në periudhën e ardhshme ne do të monitorojmë situatën dhe do t'i informojmë qytetarët për çmimet, nëse janë të larta apo të ulëta”,- deklaroi kryetari i Komisionit Rregullator i Energjisë, Marko Bislimovski.

Liberalizimi i plotë i tregut të energjisë filloi nga 1 janari i këtij viti, e të gjithë shfrytëzuesit, përfshirë edhe amvisëritë, mund të hyjnë në këtë treg të lirë. KRRE po shqyrton ndërkohë rregulloren për ndarjen e kapaciteteve përçuese përtej kufijve. Të tilla vendi do të ketë të përbashkëta me Bullgarinë dhe Serbinë. (Sedat Selimi, TVM2)