Gjykimi për rastin “Titanik”, Galevska: Letërnjoftimet u dhanë në mënyrë të paligjshme

31.10.2019 18:28

Vazhdoi gjykimi për rastin “Titanik”....

Vazhdoi gjykimi për rastin “Titanik”, për të cilin sot dëshmoi Jadranka Galevska - ish-shefe e Sektorit për Punë Administrative. Sipas saj, në shumë komuna ku VMRO ka pasur rejting të ulët, janë lëshuar letërnjoftime në mënyrë të jashtëligjshme. Pranoi se në 2012, bashkë me shefa të komunave të tjera, është thirrur nga Kire Todorovski e i është  thënë se duhet të lëshojnë karta identiteti.

Pas disa ditës, Todorovski i ka thënë se letërnjoftimet duhet t’u jepen njerëzve që vijnë nga Prespa.

Personi për kontakt do të ishte Munir Pepiq, i cili do ta takonte personalisht, jo përmes telefonit që mund t’iu përgjohej. Thotë se e ka ditur se e kanë futur në lojë të rrezikshme të cilën e ka luajtur, sepse ka pasur frikë për sigurinë e saj dhe të familjes. Procesi është zbatuar nga njerëz të besuar. Meqë informacioni ka dalë në media, është kryer edhe një kontroll që sigurisht ka vërtetuar se nuk ka asgjë të kundërligjshme.

Në rastin “Titanik” akuzohen ish-kryeministri Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe 13 persona të tjerë, nën akuzën për bashkëpunim kriminal, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.