Ndotja e ajrit, ekologjistët: Masa urgjente dhe kontrolle
Edhe një javë dhe hyn në fuqi rregullorja e Ministrisë së Ekologjisë....

Edhe një javë dhe hyn në fuqi rregullorja e Ministrisë së Ekologjisë, e cila tregon se kush dhe në çfarë vlerash kufizuese mund ta ndotë ajrin.
Rregullorja përcakton edhe gjoba, më e ulëta prej të cilave është prej 10 mijë eurosh. Por, deri në hyrjen në fuqi të rregullores, vlerat matëse të ndotjes vazhdojnë ta mbajnë Maqedoninë e Veriut në vendet e para të listës botërore dhe europiane të qyteteve më të ndotura.
Ekologjistët kërkojnë masa urgjente dhe shtim të kontrolleve.
“Nëse nuk i ndalojmë ndotësit e ajrit, drejtpërdrejt në vendin ku dalin dhe emitohen gazrat serrë në një hapësirë më të gjerë, si në ujë ose ujërat nëntokësorë, betejat tona janë të kota”,- tha ekologjisti, Toni Nikushevski.
Sipas institucioneve kompetente, mbi 130 kapacitete kanë leje ekologjike integruese “A1”, ndërsa mbi 200 janë pa leje.
“Kemi problem me termoelektranën “RekBitolla”, më pas me kompleksin e “Zhelezarës”, ku situata shumë ngadalë po përmirësohet. “Makstill” përpara disa vitesh ka investuar në të ashtuquajturën “auba” për kapjen e emetimeve të gazrave të dëmshme”,- tha Darko Blonkov nga Inspektorati Shtetëror.
Derisa të ekzistojnë karburante të forta, koncentrimi i emetimeve të dëmshme në ajër do të vazhdojë të rritet, thonë ekspertët. Deputetja, Liljana Popovska, kërkon aksion dhe buxhet me shuma serioze për transformim ekologjik.
“Nëse kemi ajër të ndotur, kjo nënkupton se ekziston ndonjë instalim i djegies, karburante të caktuara të cilat lëshojnë grimca PM ose gazra serrë dhe sigurisht kjo ndikon”,- theksoi deputetja, Liljana Popovska.
Shoqata e Juristëve të Rinj ka dorëzuar në Gjykatën Civile një padi kundër Qeverisë, Ministrisë së Ekologjisë dhe Qytetit të Shkupit për shkak të ndotjes. Përmes kësaj padie kërkojnë të vërtetohet e drejta e shkeljes së mjedisit të shëndoshë jetësorë, e drejta për shëndet dhe të drejta për jetë personale dhe familjare. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)
