Ndërtimi i shkollave për nxënësit shqiptarë, Ademi: MASh vazhdimisht përcjell procedurat

31.10.2019 19:54

MASh në vazhdimësi përcjell rrjedhën e proceduarave për ndërtimin e objekteve të reja shkollore....

MASh në vazhdimësi përcjell rrjedhën e proceduarave për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, ku procesin mësimor do ta vijojnë kryesisht nxënës shqiptarë, thotë ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Sipas tij, për ndërtimin e objektit të ri në Idrizovë pritet dokumentacioni i kompletuar nga komuna e Gazi Babës, ndërsa sa i përket shkollës fillore në Vizbeg, në rrjedhë e sipër janë procedurat në komunën e Butelit. Pas përfundimit të tyre parashihet të shpallet tenderi për ndërtimin e shkollës së re.

“Në Idrizovë ju e dini se kryetari i komunës është duke përgatitur dokumentacioni teknik dhe ne kemi qenë në komunikim për përgatitjen e dokumentacionit teknik, revizion lejen e ndërtimit, kur do të përfundojnë duhet t’i dorëzojnë te ne dhe në programin vjetor për investime kapitale për vitin 2020, nëse dorëzohet dokumentacioni i kompletuar, do të sigurohen mjetet dhe do të fillojmë me proceduarat e mëtejshme. Sa i përket Vizbegut, kemi dhënë mendim pozitiv për planin detal urbanistik edhe atë proceduarat po vijojnë, presim komuna e Butelit t’i përfundojë të njëjtat dhe të kemi lejen e ndërtimit në tavolinë në mënyrë që të shpallim tender për ndërtimin e shkollës së re”,- tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi. (Flutura Latifi, TVM2)