Maqedoni
Parashikimi i motit
01.11.2019 09:02
Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht i vranët...

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët me reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugore. Do të fryjë erë e dobët mesatare nga veriu, ndërsa pasdite nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin prej 9 deri në 16 gradë celsius.
Në Shkup kryesisht i vranët dhe më ftohë me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga e diela do të fryjë erë mesatare, kryesisht erë të përforcuar juglindore dhe do të ketë rritje të temperaturës së ditës. Të hënën nën ndikimin e valës së re të lagësht priten reshje në shumë vende.
