Maqedoni
Forum Maqedoni-Gjermani, perspektivat e zgjerimit të BE-së
01.11.2019 10:50
Në Shkup sot mbahet forumi i tretë Maqedoni-Gjermani, me temë “Perspektivat për zgjerimin e Këshillit Evropian"...

Në Shkup sot mbahet forumi i tretë Maqedoni-Gjermani, me temë “Perspektivat për zgjerimin e Këshillit Evropian - Roli i Kuvendit në procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut dhe relacionet me Parlamentin Evropian”.
Në forum do të prezantohet analiza e “Dimensionit parlamentar në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”. Në këtë forum diskutohet edhe për reformat e brendshme në kushte të pasigurisë së zgjerimit. Në forum me fjalimet e tyre u paraqitën kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe Doris Pak - kryetare e Asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, dhe ish deputete në Parlamentin Evropian.
Gjermania në vazhdimësi ka mbajtur të njëjtin qëndrim pro integrimit të vendit tonë në BE. Për qeverinë gjermane, fillimi i negociatave ishte çështje thelbësore jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit perëndimor dhe vetë Europës.
