Botë

Çitaku: Serbia ma vodhi certifikatën e lindjes

01.11.2019 11:34

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku...

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të certifikatës së saj të lindjes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Çitaku e ka cilësuar këtë si një akt të ulët të autoriteteve serbe, që dëshmon se Serbia e ka vjedhur dokumentacionin e Kosovës.
 
“Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë”,- ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook. 
 
“Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të certifikatës së lindjes time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së”,- ka thënë Vlora Çitaku, duke theksuar me ironi se e vlerëson interesin e serbëve për figurat politike të Kosovës.