Botë
Irak, vazhdojnë protestat, kryeministri gati të japë dorëheqjen
01.11.2019 12:31
Vazhdojnë protestat masive në Irak, ku presidenti irakian, Barham Saleh, paralajmëroi se kryeministri, Adel Abdul Mahdi...

Vazhdojnë protestat masive në Irak, ku presidenti irakian, Barham Saleh, paralajmëroi se kryeministri, Adel Abdul Mahdi, do të japë dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.
Abdul Mahdi, një politikan shiit, u bë kryeministër një vit më parë, duke premtuar reforma të thella, por dështoi. Dhjetëra mijëra persona kanë marrë pjesë në disa protesta këtë muaj në Irak, në kërkim të vendeve të punës, dhënien fund të korrupsionit dhe shërbimeve më të mira. Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, ka thënë se policia ka përdorur granata dhe armë të rënda kundër njerëzve. Presidenti Saleh po ashtu ka thënë se është duke hartuar një ligj të ri për të lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
