Samaras dhe Merkel javën e ardhshme takohen në Berlin
Kryeministri grek, Andonis Samaras, javën e ardhshme në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel........

Me paralajmërimin e takimit, mediet greke filluan të spekulojnë edhe për temat e mundshme të bisedës mes kryeministrave të Greqisë dhe Gjermanisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Gazeta "Elefterotipia", shkruan se krahas asaj që është paralajmëruar se në drekën e punës do të bisedohet për situatën ekonomike në Greqi, në tryezë do të jenë edhe çështjet e politikës evropiane dhe të jashtme.
E dyta, duke pasur parasysh presionin të cilin Berlini kohëve të fundit e bën për integrim të Shkupit në NATO dhe në BE paraprakisht pa u zgjidhur çështja e emrit, ngrit pyetje.
Athina, gjithsesi, nuk pranon se në takim do të ketë temë të tillë, ndërsa me siguri do të diskutohet edhe për krizën në Ukrainë, shkruan "Elefterotipia".
Takimi i Samarasit me Merkelin vlerësohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme gjatë mandatit të kryeministrit grek dhe është me qëllim që të gjendet qëndrim i përbashkët me kancelaren gjermane rreth çështjes për programin grek, për reforma dhe lehtësime plotësuese të borxhit të Athinës. Në Berlin takimi është paralajmëruar si "rutinor".
