Siri, trupat turke dhe ruse patrullojnë bashkërisht
01.11.2019 15:42
Trupat turke dhe ruse nisën të premten patrullimin e parë të përbashkët në verilindje të Sirisë....

Trupat turke dhe ruse nisën të premten patrullimin e parë të përbashkët në verilindje të Sirisë. Ky hap është në përputhje me një marrëveshje që kanë arritur Ankaraja dhe Moska javën e kaluar, e cila po ashtu ka ndërprerë ofensivën e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë të Sirisë.
Patrullimet e përbashkëta "me njësi tokësore dhe ajrore" janë duke u zhvilluar në lindje të qytetit kufitar sirian, al-Darbasijah, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i konfirmoi patrullimet, duke thënë se ato do të zhvillohen "në një sipërfaqe prej më shumë se 110 kilometrash".
