SHBA-MASAKËR

Masakër në SHBA, vret vajzën dhe 6 fëmijët e saj

19.09.2014 13:52

Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara.....

Gjyshi ka vrarë vajzën dhe 6 fëmijët e saj para se të vetëvritej. Fëmijët ishin të moshës nga 3 muajsh deri në 10 vjeç.

Sipas autoriteteve, autori i kësaj ngjarjeje është 51 vjeçari, Don Charles Spirit, i cili kishte një histori kriminale.

“Deri tani kemi 8 viktima. Mes tyre janë 6 fëmijë”- tha zëdhënësi i Policisë së Gilchristit.

Autori kishte telefonuar policinë menjëherë pas krimit dhe me mbërritjen e tyre ai vrau edhe vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 me atë lokale të ditës së enjte në Bell, një qytet i vogël në Florida. Arsyet që çuan 51 vjeçarin drejt këtij krimi makabër janë ende të paqarta. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)