Perspektivat e zgjerimit pas Këshillit të Europës, Pak: Jo-ja e BE-së, sigurt nuk është fjala e fundit

01.11.2019 17:08

Bashkimi Evropian duhet të respektojë parimin më të vjetër të së drejtës ndërkombëtare “pacta sunt servanda”...

Bashkimi Evropian duhet të respektojë parimin më të vjetër të së drejtës ndërkombëtare “pacta sunt servanda”, përkatësisht t’i përmbahet Marrëveshjes së Selanikut dhe Marrëveshjes së Prespës, porositi eurodeputetja gjermane, Doris Pak - kryetare e grave të partive popullore në Parlamentin Evropian.

Sipas saj, vendimi për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut ka të bëjë me vendimmarrjen e unison në BE dhe mungesën e një vizioni të qartë për të ardhmen e Unionit, por pavarësisht Jo-së së Këshillit Evropian, inkurajoi vendin që të vazhdojë edhe më intensivisht në zbatimin e reformave së drejtësi, arsim dhe shëndetësi.   

“Ky “shok” nga Brukseli, ndoshta ishte një thirrje për zgjim të politikanëve të këtushëm që përfundimisht të vazhdojnë të veprojnë edhe më shumë. Të bëjnë politika të mira. Të merren parasysh kërkesat e vërteta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të përpiqen që t’i zgjidhin ato. Kjo është politika arsimore, politika shëndetësore dhe jurisprudenca. Por, refuzimi i BE-së, sigurisht nuk është fjala e fundit. BE nuk guxon të lejojë teren në Evropën Jug-Lindore për fuqi të tjera”,- u shpreh kryetarja e “EPP Women”, Doris Pak.

Përkrahja e Gjermanisë për anëtarësimin e vendit në BE vazhdon pa asnjë ekuivok. Ambasadori gjerman, Thomas Gerberih, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është edhe interes i Gjermanisë, prandaj shpreson se vendi do të vazhdojë me zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim.

Osmani: Kemi partneritet strategjik me perëndimin

Ndërkaq, zëvendëskryeministri për eurointegrime konsideron se pas rezolutës së Parlamentit Evropian, edhe Maqedonia e Veriut duhet të miratojë një dokument të ngjashëm, madje përcaktimin evropian ta shndërrojë në kategori kushtetuese.

“Ne jemi shtet i pjekur, i cili i ka përcaktuar qëllimet strategjike dhe nuk i ndërrojmë ato brenda natës. Qëllimet tona strategjike nuk i ndërrojmë atëherë kur nuk jemi mirë me pritjet tona. Ne kemi lidhur partneritet strategjik me perëndimin për të mirë dhe për të keq”,- tha zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Perspektivat e zgjerimit pas Këshillit Evropian u diskutuan në Forumin e tretë maqedonas-gjerman, të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Organizata “Konrad Adenauer”.

Pjesëmarrësit ndanin bindjen se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është interes i ndërsjellë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)