Palmer: Shtetësia e Kosovës, e pakthyeshme

01.11.2019 19:05

Përfaqësuesi special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer....

Përfaqësuesi special i sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer,  po qëndron për vizitë në Prishtinë, ku ka deklaruar se shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Sipas tij, integrimi në Bashkimin Evropian duhet të bëhet përmes dialogut me Serbinë, por edhe integrimi i Serbisë në BE kalon nëpërmjet zgjidhjes së kontestit me Kosovën.

“Marrëdhëniet dhe përparimi me Serbinë hapin mundësi për investime fitimprurëse, ku mund të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë në Kosovë. Negociatat me Serbinë kanë qenë të ndërlikuara. Shtetësia e juaj është e pakthyeshme. Mbështetja e ShBA-së për Kosovën sovrane është solide dhe ky është themeli i partneritetit tonë të dyanshëm. Por, ju e meritoni botën, BE-në, NATO-n e OKB-në, mënyra e vetme për ta siguruar një të ardhme të tillë është përmes dialogut me Serbinë. Dialogun e ka bërë të mundshme kompletimi e deklaratës së Selanikut në vitin 2003. Menaxhimi i integruar mes kufirit ka krijuar lehtësira mes Kosovës dhe Serbisë”,- tha Palmer. Sipas tij, “Serbia duhet të ripërqendrohet në interesat e saj strategjike të përgjithshme, nuk duhet ta ndalojë stimulimin e vendeve për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës, Vuçiq dhe vetë Serbia e dinë që Serbia nuk mund të hyjë në BE nëse nuk e zgjidhë kontekstin e kamotshëm me Kosovën. Për Kosovën dhe Serbinë kjo është pikë kthese”,- tha Palmer.