Shqipëri, shkarkohet kreu i Bashkisë së Vorës

01.11.2019 19:34

Pas Valdrin Pjetrit, një tjetër kryebashkiak socialist shkarkohet nga detyra...

Pas Valdrin Pjetrit, një tjetër kryebashkiak socialist shkarkohet nga detyra. Komisioni Qendror Zgjedhjeve me votë unanime, vendosi shkarkimin e Agim Kajmakut, kryetar i Bashkisë së Vorës.

Shkak është bërë mosdeklarimi i një arrestimi në Greqi, në formularin e dekriminalizimit kur kandidoi për zgjedhjet vendore.

Prej muajsh, Partia Demokratike ka publikuar dokumente që vërtetonin problemet që kryetari socialist i Bashkisë së Vlorës kishte pasur me drejtësinë greke, ndërsa në formularin e dekriminalizimit ishte vetëdeklaruar i pastër. (Luljeta Ndoka, TVM2)