KE: Greqia të marrë masa urgjente, gjendje e rëndë në kampet e migrantëve
Këshilli i Evropës i kërkoi Greqisë të marrë masa urgjente....

Këshilli i Evropës i kërkoi Greqisë të marrë masa urgjente lidhur me situatën e rëndë në kampet e migrantëve në ishujt e Detit Egje, duke kërkuar edhe një ligj të kontestuar për të drejtën e azilit.
Në përfundim të një vizite pesëditore në kampet e Lesbos dhe Samos, më të mbipopulluarat e ishujve të Detit Egje, komisionerja për të drejtat e njeriut të Këshillit të Europës, Dunja Mijatovic, u shpreh e tronditur nga kushtet e tmerrshme në të cilat jetojnë azilkërkuesit.
“Imazhi është tronditës për Evropën e shekullit XXI”, theksoi ajo në një konferencë shtypi.
“Situata e imigrantëve, duke përfshirë azilkërkuesit në ishujt grekë, është tronditëse dhe në prag të katastrofës”, nënvizoi ajo. Më shumë se 34 000 persona jetojnë në kampet e pesë ishujve grekë që kanë një kapacitet prej 6 300 personash.
