Maqedoni
Vaksincë: Kapen 14 emigrantë, arrestohet kontrabanduesi
02.11.2019 12:39
Në fshatin Vaksincë afër kufirit me Serbinë policia kap 14 emigrantë...

Sipas burimeve të MPB-së, mbrëmë për dy orë policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të një personit me dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz.
Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani.
Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanocë. Me urdhër gjyqësorë paraprakë policia ka arrestuar të dyshuarin B.A. 44 vjeç.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit.
