Ekonomi

Zgjedhjet dhe ekonomia, Qyra: 3 qeveri në 5 muaj, problem për bizneset, priten ngecje në investimet kapitale

02.11.2019 12:57

Mos hapja e dates për bisedime me BE-në dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare krijojnë pasiguri te sektori I biznesit...

Mos hapja e dates për bisedime me BE-në dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare krijojnë pasiguri te sektori I biznesit, vlerëson nënkryetari I OEMVP-së Mendi Qyra. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve do të ngjall hezitim te bizneset për të rritur investimet e tyre dhe do të stagnojë aktivitetin ekonomik. 
 
“Brenda pesë muajve do të kemi tre qeveri. Një qeveri që tani po menaxhon me shtetin, pastaj vjen Qeveria teknike dhe mandej vjen qeveria e ardhshme që do të formohet pas zgjedhjeve.  Përcjellja e këtyre qeverive është problematike të përcjell gjithë investimet që ka bërë qeveria paraprake dhe kjo automatikisht nxjer problemin në ekonomi”, u shpreh nënkryetari i OEMVP-së Mendi Qyra.
 
Organizimi i zgjedhjeve do të ndikon edhe në realizimin e investimeve kapitale, vlerëson Qyra. Edhe ato projekte të filluara sipas tij do të ngecin. 
 
“Me shpalljen e zgjedhjeve, një pjesë e investimeve kapitale, siç janë rrugët, shkollat, infrastruktura e kështu me rradhë ngecin, për arsye se edhe ato që nisin, domethënë është e ndaluar në atë periudhë kohore të hapen tendere etj”, theksoi Qyra. 
 
Nënkryetari i OEMVP-së kishte kritika edhe për sa i përket mos-realizimit të rrugës Shkup-Bllacë dhe autostrada Kërçovë-Ohër, të cilat sipas tij janë kërkesat themelore të biznesit shqiptar në vend. 
 
ERSAN PAJAZITI