Maqedoni

Ftesa ruse për unionin euraziatik, Ramadani: Sinjal që BE të ruajë strategjinë e zgjerimit

02.11.2019 13:19

Pasi që RMV nuk morri datë për bisedime, ofertat nga unionet tjera janë më se normale thotë analisti politik Ismet Ramadani...

Pasi që RMV nuk morri datë për bisedime, ofertat nga unionet tjera janë më se normale thotë analisti politik Ismet Ramadani, duke kometuar deklaratën e përfaqësuesit të përhershëm  rus në BE Vlladimir  Çizov,  i cili ftoi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë t'i bashkohen Unionit  Euraziatik Ekonomik.
 
Qëllimi i  organizatave tjera sipas Ramadanit është rritja e ndikimit  të tyre në Ballkan. Këto ftesa  njëherit sipas tij,  dërgojnë edhe sinjale tek BE që të jetë më pragmatike dhe të ruaj strategjinë  e zgjerimit me rajonin e Ballkanit.
 
“Kjo ftesë është edhe një vërejtje  për BE-në dhe Francën se Ballkani nuk duhet lënë hapsirë ku do të mbushet vakumi se përndryshe ne e dimë se Serbia mban konjeksion dhe është e gatshme të jetë pjesë edhe e Unionit Eurazik, prandaj duhet të kemi kujdes që të mbetemi në këtë qëndrim dhe orientim dhe unë shpresoj se edhe BE me ndikim edhe  të SHBA-ve dhe  NATO-s do të korigjohet për një kohë dhe në qoft se humbin pak  në marrjen e datës ndodhta do të na kompenzohet në vitet kur do të zhvillohen negociatata”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
Ramadani vlerëson refuzimin e kreut qeveritar për oferta tjera pos BE-së, që dëshmon sipas tij, palëkundshmërinë e strategjisë për integrim në BE dhe NATO. Shpreson se integrimi i plotë në NATO do të ndihmojë në ecurinë e mëtutjeshme drejt BE-së. 
 
“Duke pasur parasysh se 23 shtetet e BE-së  janë edhe anëtare të NATO-s që në fakt me 23 shtete ne së shpejti do të jemi aleat, kështu që kjo mirë që refuzohet në mënyrë të prerë nga kryetari i qeverisisë dhe ushëheqësia politke këtu”, Ramadani. 
 
Integrimi në BE është dëshirë e qytetarëve që arrin mbi 80 përqind të popullatës dhe asnjë politikan sipas Ramadanit, nuk ka të drejtë të propozojë alternative tjera, që do të ishin kundër vullnetit të popullit. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU