Ekonomi

Ministria e Ekonomisë, subvencione për instalimin e gazit në automjete

02.11.2019 14:49

Ministria e Ekonomisë shpalli thirrjen publike për subvencionim të shpenzimeve për instalimin e pajisjeve të gazit...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi njofton se ,do të subvencionohet deri 50 për qind e shpenzimeve, por jo më shumë se 18 mijë denarë për instalimin e pajisjes së gazit në automjet.
 
Subvencionimi do të vlejë vetëm për një automjet në familje. Për këtë qëllim janë ndarë 15 milionë denarë ndërsa do të përfshihen afërsisht prej 800 deri në 900 automjejte.
 
“Ftoj të gjithë qyetetarët e interesuar të shfrytëzojnë këtë masë, përshkak se Ministria e ekonomisë ,nuk do të ndalet këtu do të vazhdojë me implementimin e kësaj mase edhe vitin e ardhëshëm dhe në këtë mënyrë do të zvogëlojë edhe shpenzimet e qytetarëve sa i përket derivative të naftës të cilat I shfrytëzojnë ato ,por edhe njëkohësisht do të ndikojë në mënyrë positive në zbutjen e e ndotjes së ajrit se disa vende e kanë ndotjen mbi nivelet e parapara”, u shpreh ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Për të aplikuar qytetarëve u nevoitet të ndërrojnë licencën e trafikut,  të kenë llogarinë fiskale apo fakturën e cila vërteton se është realizuar instalimi dhe të dorëzojnë kërkesë adekuate.
 
Për procedurën e marrjes së licencës së re të trafikut, janë lajmëruar të gjitha institucionet përkatëse që janë pjesë e kësaj procedure, në mënyrë që të gjithë qytetarët që instalojnë një pajisje të tillë të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për subvencionimin brenda afatit të përcaktuar.kërkesat për subvencionim vlejnë vetëm për automjetet jo më të vjetra se viti 2005.
 
Qytetarët do të kenë të drejtë të aplikojnë duke filluar nga 2 nëntori ndërsa thirrja publike do të zgjas 30 ditë nga dita e publikimit dhe do bazohet në parimin “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”. 
 
FLORIE BELULI KAMBERI