Maqedoni
Maqedonia dridhet nga tërmeti
02.11.2019 15:11
Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Shkup sot...

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe të Matematikës në Shkup sot, regjistroi një tërmet me magnitude prej 3.0 sipas Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte 45 kilometra në perëndim të Shkupit, në zonën midis Tetovës dhe Gostivarit.
Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë nga banorët e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë, intensiteti i së cilës ishte IV shkallë sipas shkallës evropiane makro sizmike, ndërsa në Shkup, Kumanovë dhe Dibër tërmeti është ndjerë me intensitetin e shkallës III.
