Maqedoni

Zgjedhjet e parakohëshme, Zaev: Bëhuni gati për zgjedhje më 12 prill; Mickovski: Mos e delegjitimojmë marrëveshjen

02.11.2019 16:10

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 12 prill, pavarësisht komplikimit që mund të sjell nevoja për ratifikimi i Protokollit...

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të mbahen më 12 prill, pavarësisht komplikimit që mund të sjell nevoja për ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO. Kryeminsitri Zoran Zaev, ftoi subjektet politike dhe kandidatët potencial për deputet që të përgatiten për zgjedhje, në datën e dakorduar te presidenti i Republikes.
 
“Nuk dua të përcjell asnjë porosi politike te asnjë parti politike dhe te asnjë kandidat, që të mos përgatiten. Le të përgatitetn. 12  prilli është data e dakorduar për zgjedhje. Ne duhet të përgatitemi, t’i përcjellim ofertat tona programore dhe kandidatët, sa më shpejt që të jetë e mundur që qytetarët t ëmudn të vendosin se kuj t’ia besojnë mandatin për të drejtuar vendin tonë në katër vitet e ardhëshme, posaçërisht kur jemi para vendimeve për çështje serioze, pas gabimit historik të BE-së, të përcaktohemi se cilën rrugë do të ndjekim si popull dhe si vend”, u shpreh kryeministri  Zoran Zaev.
 
Edhe VMRO DPMNE, rikonfirmoi qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e dakorduar dhe se duhet shqyrtuar mundësitë për thirrje të Kuvendit, nëse paraqitet nevoja për miratimin e protokollit për anëtarësim në NATO, pasi të jetë shpërndarë legjislatura.
 
“Ju kujtohet viti 2015/2016 kur disa herë Parlamenti shpërndahej dhe blidhej sërish, pasi z. Zoran Zaev atëherë si opozitë ikte nga përballja me qytetarët dhe tani si qeveri sërish ik nga përballja me popullin. Apeloj që të mbisundojë urtësia që të mos e delegjitimojmë atë takim. Nëse kështu luajmë me marrëveshjet atëherë nuk shoh arsye pse në të ardhmen duhet të mbajmë çfarë do qoftë takimi”, theksoi kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski
 
Përputhja e mundshme mes kohës së zgjedhjeve dhe nevojës për miratimin e protokollit për anëtarësim në NATO ka vënë në siklet pushtetin aktual. Kryeministri Zaev dëshiron të shfrytëzojë në maksimum kohën para zgjedhjeve dhe rekomandon shpërndaje të Kuvendit 45 ditë para ditës së zgjedhjeve, opsion I papranueshëm për kryeparlamentarin Talat Xhaferi.
 
Sipas tij, ky opsion është antikushtetues. Xhaferi hodhi poshtë si jokushtetues edhe opsionin e VMRO DPMNE-së, që Kuvendi të mbildhet sipas nevojës edhe pas shpërbërjes së paralajmëruar më 11 shkurt.
 
SHPËTIM NUREDINI