Maqedoni
Kreu i PE-së do vizitojë Shkupin, Sasoli: vetoja franceze, një pengesë e vogël
02.11.2019 17:26
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sasoli, rikthen shpresën për fillimin e negociatave me BE...

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Evropian, David Sasoli, rikthen shpresën për fillimin e negociatave me BE.
“Vetoja franceze në samitin e fundit është vetëm një pengesë e vogël në rrugë që do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.” – thotë Sasoli, në intervistën për agjencinë “MIA”, pak para vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, të paralajmëruar për të hënën. Sasoli, shprehet se bllokada e bisedimeve në BE e sensibilizoi opinionin evropian për rëndësinë e kësaj çështjeje.
“Vendosa që vizita e parë jashtë BE-së të jetë në Maqedoninë e Veriut, e më pas në Shqipëri. Për shkak se besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u bërë anëtare të BE-së dhe ne duhet ta pranojmë këtë dhe t’u ndihmojmë në rrugën e tyre drejt suksesit. Nuk do të heqim dorë. Gjëja më e mirë, përveç asaj që ka pauzë të vogël në procedurat tani është se qeveritë, parlamentet dhe opinioni publik në BE mbështet hapjen e bisedimeve aderuese me këto vende.” – thekson Sasoli, duke sqaruar se vendimi me consensus ka hasur në kundërshtime minore të cilat shumë shpejtë do të mund të tejkalohen.
Sipas kreut të Parlamentin Evropian, gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm për këtë proces dhe se pala evropiane duhet të mbërrijmë në samitin e Zagrebit me konsensus. Sasoli i qartë sa i përket zbatimit të reformave.
“Thamë se ajo që e bëri Maqedonia e Veriut është në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian, qëndrimi ynë është publik, transparent, ne votuam dhe rezoluta mbetet të vlejë ashtu siç është votuar.”- thekson Sasoli.
SHPËTIM NUREDINI
