Gruevski, merr pjesë në forumin e biznesit në Adana të Turqisë
Kryeministri, Nikolla Gruevski, e vazhdon vizitën në Republikën e Turqisë......

Sipas agjendës, delegacioni qeveritar i Maqedonisë sot do të marrë pjesë në forumin e biznesit në Mersin.
Mbrëmë, kryeministri Gruevski në Adana ka marrë pjesë në forumin e biznesit, i cili ishte organizuar në bashkëpunim me Unionin Turk të Odave dhe shkëmbimit të mallrave dhe Odës Industriale të Adanasë. Në forum para ekonomistëve turq ishin prezantuar risitë që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e biznesit dhe vendeve të reja të punës.
Turqia është mes dhjetë partnerëve tregtar më të vlefshëm të Maqedonisë. Në vitin 2013 u gjet në vendin e 9-të, ndërsa investimet e huaja direkte në dy vitet e fundit arrijnë në 44 milion euro.
Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive të rritura shpejtë në Evropë, me rritje të bruto-prodhimit shoqëror prej katër për qind dhe është një nga 20-të ekonomitë më të mëdha në botë.