Obama, dënon agresionin rus në Ukrainën Lindore
Presidenti amerikan, Barack Obama, është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington......

Pas takimit, Obama duke folur në Zyrën Ovale, e ka dënuar atë që ai e cilësoi “agresion rus, së pari në Krime dhe tash së fundmi në pjesën e Ukrainës Lindore”.
Presidenti amerikan e ka lavdëruar Poroshenkon për udhëheqje, duke thënë se lidershipi ishte “kritik në kohën shumë të rëndësishme në historinë e Ukrainës”.
Obama, theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndihmojnë Ukrainën, për të gjetur zgjidhje diplomatike për krizën me të cilën ballafaqohet ky vend.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka falënderuar Obamën për mbështetje të “jashtëzakonshme” që Shtetet e Bashkuara kanë treguar për Ukrainën.
