Maqedoni
Modeli zgjedhor, Jakupi: Një njësi zgjedhore, dëmton shqiptarët, duhen balancuar votat në njësitë zgjedhore
03.11.2019 13:54
Ish-nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi vlerëson se modeli më i mirë dhe i përshtatshëm zgjedhor për të implementuar...

Ish-nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi vlerëson se modeli më i mirë dhe i përshtatshëm zgjedhor për të implementuar në Maqedoinë e veriut, është ai aktual me më shumë njësi zgjedhore.
Në “Intervistën Javore” në TVM-2 Jakupi tha se modeli me një njësi zgjedhore implementohet fare pak në Europ dhe spjegon se i njejti nuk është i përshtatshëm për elektoratin shqiptar, pasi mund të pakësojë numrin e deputetëve shqiptarë.
Çështja e njësive zgjedhore kërkon kohë dhe debat të mirëfillët nga ekpertet, shton Jakupi, duke theksuar nevojën imediate para mbajtjes së zgjedhjeve të 12 prillit të ketë lista të hapura.
“Kam bërë një analizë me të cilën kam konstatuar se nga shtetet e Unionit Europian vetëm dy shtete përdorin modelin e një njësisë zgjedhore edhe atë janë Holanda dhe Sllovakia. Kështu që tjerët në të shumtën e rasteve e kanë të ndajtura me zona, dmth me ma shumë njësi zgjedhore. Sigurisht se edhe ato kanë bërë analiza andaj edhe nuk përdoret shumë ky model në shtete tjera, prandaj unë mendoj se për tek ne, duhet menduar me më shumë njësi zgjedhore me lista të hapura që të kemi përfaqësim më të denjë”, u shpreh ish-nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
Çështje tjetër të cilësi duhet kushtuar vëmendje nga liderët politik dhe KSHZ para organizimit të zgjedhjeve të 12 prillit, është balansimi i votave nëpër njësitë zgjedhore porosit Jakupi.
“Unë mendoj se jemi në një periudhë ku s’kemi shumë hapësirë për të bërë ndryshime te mëdha nëpër njësitë zgjedhore, mirëpo do të ishte mirë sikur njëherë të bëhet balancimi i votuesve nëpër njësitë zgjedhore me që tani për tani kemi disbalanc të numrit të votuesve. ...Nuk nevojitet shumë kohë për tu bërë kështu që nëse merren informacionet nga KSHZ-ja Ministria e Drejtësisë normal se do të duhet të procesoj më tutje dhe të bëjë atë që është nën kopetencat e tyre të bëjë propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor”, theksoi Jakupi.
Jakupi po ashtu është i mendimit se para zgjedhjeve duhen inkorporuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe ODIHR-it dhe të bëhet pastrim i mirëfilltë i Listës Zgjedhore.
REXHEP QAMILI
