Maqedoni

Analistët: Opozita të bashkohet nëse dëshiron sukses

03.11.2019 14:16

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë nxjerrë mësim nga e kaluara dhe të bashkohet...

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë nxjerrë mësim nga e kaluara dhe të bashkohet, nëse ka për qëllim të fitojë zgjedhjet, vlerëson profesori universitarë Hasan Jashari.
 
Sipas tij pozita e deritanishme në bllokun politik shqiptarë ka qëndruar në pushtet pasiqë pas vete ka pasur një opozitë të dobët dhe të përçarë.
 
“Opozita shqiptare duhet të bashkohet duke marrë parasyshë faktin se e vërrteta qëndron në atë se kjo pozitë e deritashme shqiptare ka ndejt në pushtet sepse ka pasur një opozitë të dobët edhe një opozitë ashtu të disperzuar të ndarë dhe të përçarë, andaj shansi i fundit është që ata të kenë gjasa më të mëdha të bëhen pozitë po që se bashkohen po që se kanë mësuar nga gabimet e tyre. Tani nuk është koha se kush ka gabuar si ka gabuar por koha është se ata të tregojnë se vërrtet duan të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe për të ardhmen e tyre”, u shpreh profesori universitarë, Hasan Jashari.
 
Edhe njohësi i rrethanave politike në vend Arsim Sinani, mendon se opozita shqiptare duhet të bashkohet për të pasur sukses në zgjedhje dhe njëkohësisht të ofrojnë program për zhvillim ekonomik.
 
“Pres që shqiptarët në Maqedoni të këndellen për shkak se me një faktorë të fortë politik shqiptarë ne mund të kemi një Maqedoni të Veriut e cila ka orientimin e vet i cili është kuptohet perëndimi dhe në anën tjetër mendoj se këto zgjedhje janë në një moment mjaft delikat për shkak të bllokimeve që ndodhin në Evropë dhe problemeve që i ka Evropa. Por mendoj se shqiptarët duhet të bëjnë një program të vetin ekonomik për shkak se zonat shqiptare prej në Kumanovë e deri në Strugë janë të lënë anash dhe nuk ka asnjë investim capital”, theksoi analisti politik Arsim Sinani. 
 
Partitë politike u dakorduan që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020. Ky vendim erdhi pasiqë shefat e vendeve anëtare të BE-së nuk arritën konsenzus për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
 
Ndërkohë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka paralajmëruar se do ta shpërndajë kuvendin më 11 shkurt.  
 
NAIM RAMADANI