Ekonomi

Ekonomi: 55 milion euro, mbështetje kompanive vendore

03.11.2019 15:01

Me 55 milion euro Qeveria do të vazhdojë ti mbështesë Kompanitë vendore...

Numri prej 98 në vitin në vitin 2018 në vitin 2019 është rritur në 171 Kompani që kanë aplikuar dhe kanë shfrytëzuar ndihmë thotë  zëvendës kryemiinistri për çështje ekonomike Koço Agjushev.
 
Industrija ka shënuar rritje nga 5.6 % ,ndërsda eksporti për 14 % ,janë rritur investimet bruto ndërsa papunësia bie shton Agjushev.
 
Kjo është mënyra më e mirë të ndërpritet ikja e të rinjëve ,fenomen I kohëve të fundit.
 
“Flasim për investime të cilat janë nga niveli më i lartë tenologjik ndërsa kjo do të thotë se do të punësojnë njerez që kanë nivel arsimorë më të lartë ,që kanë njohuri dhe kompetenca më të mëdha në procesin e prodhimit dhe me vet atë do të mund të realizojnë paga më të larta.Thirjet për punësim në këto kompani për të punësuarit e tejkalojnë pagën e tyre fillestare,tejkalon larg mesataren e pagave të cilat janë në ekonominë tonë. Kështu mund të luftojmë shpërnguljen e të rinjëve tanë”, thotë zëvendës kryemiinistri për çështje ekonomike Koço Agjushev.
 
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u bëri thirrje të gjitha kompanive të cilat nuk kanë ulje të të ardhurave dhe të të punësuarve të aplikojnë.
 
“Qeveria e R.M.V dhe politikat e sajë janë të bazuar në rritjen ekonomike reale të cilën e jep sektori real në R.M.V.Vetëm për dy vitet e kaluara kemi krijuar mbi 54 mijë vende të reja të punës dhe këto vende ë reja të punës janë krijuar në sektorin privat dhe sa I përket sektorit publik ky numër ky numër nuk tejkalon as atë 3000 dhe me këtë me siguri që ka rënë edhe papunësia në vendin tone”, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Zëvendëskryeministri Agjushev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve mohoi çfardo lloi ndikimi në vendimin e qeverisë që të ngrijë tatimin progresiv.
 
Ai tha se ky është vendim i Ministrisë së finansave e cila i ka bërë analizat të cilat ai i ka parë në seancë qeveitare.
 
Të premten Ministrja e finansave Nina Angellova kumtoi se tatimi progresiv nuk do të aplikohet në 36 muajt 
 
FLORIE LATIFI